Flash

Rama shigjeton Albin Kurtin në krah të Blinken

Lapsi.al 15 February 2024
Rama shigjeton Albin Kurtin në krah të Blinken

Kryeministri Rama nuk ka humbur rastin për të shigjetuar Albin Kurtin në krah të Antony Blinken. Ai ka përmendur veprimin e pakordinuar të Prishtinës për heqjen nga qarkullimi të dinarit duke thënë se kjo gjë mund të japi vota afatshkurtra, por mund të dëmtojë partneritetin strategjik afatgjatë. "Nxisim dialogun e pazëvendësueshëm mes Kosovës e Serbisë. Shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk të kishte shtet të pavarur të Kosovës" tha Rama gjate konferences se perbashket per shtyp.

Lexo me tej:

Ambasadori amerikan në Prishtinë: Vendimi i Kosovës për dinarin ka ndikuar në marrëdhëniet tona

Ai përsëriti apelin drejtuar Kurtit: “Të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar apo koordinuar me aleatët tanë strategjik. Nga veprimet e pakonsultuara dhe të pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot por jo e ardhmja".

Interesante ishte se pavarësisht provokimit të Edi Ramës, Blinken në pyetjen e TV Klan që ishte në të njëjtën linjë me diskutimin e kryeministrit, u përgjigj në mënyrë të përgjithshme. Ai jo vetëm nuk e ceku Kosovën përgjatë ekspozesë së tij por edhe kur u pyet dretjtërdrejt nuk foli për mungesë rakordimi të Prishtinës me Uashingtonit ashtu si Rama.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI