Flash

Serbia merr një tjetër sasi armësh nga Rusia pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës

Lapsi.al 15 February 2024
Serbia merr një tjetër sasi armësh nga Rusia pavarësisht

Serbia mori një tjetër sasi armësh nga aleatja e saj Rusia, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Presidenti populist serb Aleksandar Vuçiç të mërkurën prezantoi një sistem rus për bllokimin elektronik të dronëve i njohur si Repellent, për të cilin së fundmi tha se "është në duart tona".

Armët e reja u prezantuan në qytetin e Nishit ne Serbinë jugore në prag të ditës së shtetësisë së Serbisë që kremtohet të enjten.

“Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasukha, por është i shkëlqyer”, tha presidenti Vuçiç, duke iu referuar një sistemi rus të luftës elektronike.

Armatimet mbërritën në Serbi disa muaj më parë, ndonëse hapësira ajrore e saj është pothuajse tërësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s që kanë rënë dakord për sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Serbia është i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian pas agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë.

Është gjithashtu i vetmi vend evropian që vazhdon të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Moskën.

Serbisë i është thënë që nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të respektojë sanksionet.

Shumica e armatimeve ushtarake serbe janë nga Rusia, por edhe nga Kina si dhe nga disa prodhues evropianë të armëve dhe avionëve.

Shumica e deklaratave të presidentit serb për kërcënimet e mundshme janë të përqendruara rreth Kosovës, e cila shpalli pavarësinë pasi NATO-ja ndërhyri për të ndaluar shtypjen e përgjakshme të shqiptarëve nga forcat serbe në vitin 1999.

“Nëse dikush do të përpiqej të kryente një agresion kundër Serbisë siç ndodhi në vitin 1999, teknikisht nuk do të ishte në gjendje ta bënte atë në të njëjtën mënyrë”, tha presidenti serb.

“Ata do të duhej të sulmonin nga jashtë, nga distanca, nga deti Adriatik ose nga Mesdheu, me raketa”./VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI