Flash

Vëllai i Ibrahim Licit: U vetëdorëzua, s’mund të ekstradohet nga Turqia, jeta e tij është në rrezik

Lapsi.al 15 February 2024
Vëllai i Ibrahim Licit: U vetëdorëzua, s’mund të

Vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici, deklaron nga Turqia se i vëllai nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar. Sipas tij, qëllimi i vetëdorëzimit është për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndihet i sigurt në Shqipëri.

Ai shton se Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale.

“Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri, por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi. Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar por si gjithmonë policia kërkon që t’i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t’i marrë parasysh. Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale”, deklaroi Hamza Lici.

Të këshilluara

Antony Blinken mbërrin në Rinas

Sekretari amerikan i shteti, Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Sipas axhendës së sekreta...

11:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI