Flash

Princ Harry flet për diagnozën e mbretit Charles

Lapsi.al 16 February 2024
Princ Harry flet për diagnozën e mbretit Charles

Princi Harry ka folur së fundmi për diagnozën e kancerit të babait të tij, mbretit Charles III.

Në një intervistë me Good Morning America, Duka i Sussex reflektoi mbi ndikimin e mundshëm që sëmundja e babait të tij ka në dinamikën e tyre familjare.

“Unë e dua familjen time”, tha 39-vjeçari, baba i dy fëmijëve gjatë një interviste me Will Reeve. “Fakti që arrita të hipja në avion dhe të shkoja ta shihja dhe të kaloja çdo kohë me të, jam mirënjohës për këtë”.

Kur u pyet për mundësinë që sëmundja e mbretit Charles të afronte familjen, Harry u përgjigj pozitivisht, duke thënë: "Absolutisht. Po, jam i sigurt". Ai theksoi forcën e familjes në kohë sfiduese, duke u shprehur se sëmundja shpesh shërben për të bashkuar të afërmit.

Intervista e Harryt me GMA vjen menjëherë pasi Mbreti Charles, u kthye në Londër për t'iu nënshtruar trajtimit të mëtejshëm të kancerit. Monarku zbuloi diagnozën e tij më 5 shkurt dhe që atëherë ka filluar trajtimin.

Në një deklaratë të lëshuar gjatë fundjavës, Charles shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për kancerin.

Pallati fillimisht zbuloi diagnozën e Charles pas një procedure për një prostatë të zmadhuar, gjatë së cilës mjekët identifikuan "një çështje të veçantë shqetësuese" që kërkon trajtim. Buckingham Palace sqaroi se kanceri nuk ishte kancer i prostatës./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Zbulohet prezantuesi i BAFTA Awards 2024

Gala prestigjioze e Akademisë Britanike BAFTA Awards 2024 do të mbahet të dielën, më 18 shkurt, në Royal Festival Hall në Southbank Centre të Londrës. Ngjarja d...

16:25

Rod Stewart shet katalogun e tij muzikor

Rod Stewart është artisti i fundit që ka shitur të drejtat për katalogun e këngëve të tij. Krijuesi i hitit "Maggie May", është bashkuar me Iconic Artists Gr...

16:18

Shakira publikon albumin e parë pas 7 vitesh

Shakira njoftoi së fundmi se do të publikojë albumin e saj të 12-të në studio, Las Mujeres Ya No Lloran (Femrat nuk qajnë më), më 22 mars. Ky do të shënojë publ...

14:54

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI