Flash

Video/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon 'Final Four'

Lapsi.al 16 February 2024
Video/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin:

Partizani fiton derbin kryeqytetas, duke përmbysur 2-1 Tiranën në një ndeshje ritmike e me fraksione loje spektakolare. Orges Shehi rrëmben fitoren e parë kundër ish-skuadrës së tij, në provën e parë, ndërsa Ahmataj humb betejën me njeriun që zëvendësoi në pankinën e bardhebluve. Latifi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 7, por një gabim i Abdullahut i dha mundësinë Skukës të fitonte e të shndërronte në gol një 11 metërsh (31). Tre minuta nga fundi, Cara përmbysi rezultatin, duke vendosur ndeshjen.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1asfd3o/goooool_latifi_scores_in_derby/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Derbi i 202 i kryeqytetit është përsëri i kuq. Partizani ka fituar me shifrat 2-1 sfidën e javës së 24 të Superiores. Në Arena Kombëtare të kuqtë sigurojnë një rezultat të rëndësishëm që i vendos në ndjekje të Egnatis kryesuese. Goli i shpejtë i Latifit, që ndëshkoi Hoxhën në momentin e parë të paraqitur, vetëm sa ndezi më shumë derbin. Sfida ishte e shpejtë dhe e luftuar. Partizani nuk e humbi qetësinë dhe u rrit në lojë. Megjithatë ekuilibri u vendos pas një gabimi sensacional të portierit Abdullahu. Portieri lejoi Skukën ti rrëmbente topin e më pas e pengoi duke shkaktuar penallti. Ferataj nuk kishte dyshime, ndërsa Skuka me gjakftohtësi barazoi nga pika e bardhë.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1asfzpf/gooooool_skuka_scores_from_11_meters/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Tirana në kaos dhe të kuqtë përfituan duke i ndëshkuar në minutën e 42'. Cara depërtoi në zonë dhe mposhti portierin duke ia kaluar topin mes këmbëve. Tirana u mundua të reagonte në pjesën e dytë dhe madje i pati mundësitë të bënte keq. Lushkja u tregua fantastik në inkursionin e tij, por goditja e harkuar u përplas në shtyllë për fatin e Hoxhës. Partizani kthehet te fitorja në ndeshjen që më shumë kishte rëndësi. Vendi i dytë i të kuqve është përforcuar, ndërsa për Tiranën është rreziku i ardhjes pas shpine të Dinamos, që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1asg8yi/gooooool_cara_scores_in_derby/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI