Flash

Dhunoi rojen e shkollës, urdhër ndalimi për kryetarin e PS në Elbasan

Lapsi.al 17 February 2024
Dhunoi rojen e shkollës, urdhër ndalimi për kryetarin e PS

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër ndalimi për 40-vjeçarin Durim Koçi, i cili goditi rojen e një shkolle 9-vjeçare në Elbasan.

40-vjeçari akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës rojen në mjediset e institucionit ku punonte.

Ai dhunoi rojen e shkollë në sy të nxënësve, ndërsa i moshuari ra përtokë nga goditjet.

Ka qenë një prind që i ka ardhur në ndihmë, pasi roja u ngrit në këmbë. Koçi është gjithashtu edhe kryetar i PS në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Prokuroria Elbasan regjistron procedimin penal për shtetasin D.K. për ‘Goditje për shkak të detyrës’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, më datë 16.02.2024, në bazë të materialit hetimor të ardhur nga Komisariati i Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimi penal nr.298, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën të parashikuar nga neni 237/5 të K.Penal me person nën hetim D.K., i ditëlindjes 1984.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, me datë 17.02.2024 nga Prokuroria Elbasan është nxjerrë urdhri përkatës, i cili i është ngarkuar për ekzekutimin e ndalimit shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Të këshilluara

Flakadanë në derbi, arrestohen dy të rinj

Dy të rinj që dyshohet se hodhën flakadanë gjatë derbit Tirana-Partizani janë arrestuar nga policia. Në pranga ranë 21-vjeçari me iniciale F. K., 21 vjeç, ba...

09:57

Merr flakë makina në Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorës ndërsa ishte në udhëtim e sipër. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për një automjet tip fuoristradë, ...

19:37

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI