Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

“Do të synojmë titullin kampion”. Osmani i bën Egnatian ‘dhuratë’ për 105 vjetorin: Tetova do edhe Kupën

Lapsi.al 17 February 2024
“Do të synojmë titullin kampion”. Osmani i bën

“Një dhuratë e madhe për të gjithë ne, veçanërisht për 105-vjetorin. Sa i përket lojës, mendoj se ishte një Vllazni luftarake, taktikisht e disiplinuar dhe mendoj se kjo na fitoi lojën”. Qatip Osmani nuk e fsheh entuziazmin për fitoren me kryesuesit e kampionatit. Një rezultat që e shtrin në 10 ndeshje pa humbje serinë dhe që të bën të mendosh për titullin: “Ndoshta është herët të flasim për kampion, se ende mendoj se nuk është asgjë e siguruar, veçanërisht këto katër vendet e para. Të gjithëve, një fitore kundër Egnatias, një prej ekipeve më të mira në kampionat, na duket shumë e vlefshme për ecurinë e kampionatit për Vllazninë”.

Lexo më tej: Vllaznia hap kampionatin e thyen tersin me Egnatian: Balaj e Gruda i dhanë humbjen e parë të 2024-ës Tetovës

Osmani sidoqoftë i tregon hapur ambicjet, që në këtë pikë është e kotë të fshihen. Vendi I dytë me Partizanin, me 40 pikë, - 8 nga kreu: “Final Four? Ende nuk është e sigurt, afër ndoshta. Por nëse objektivi është të hyjmë mes katër vendeve të para, sigurisht që do të sulmojmë edhe titullin kampion. Gjithçka është e mundur se janë dy ndeshje. Por në “Final Four” janë ekipet më cilësore. Por e përsëris, është futboll, një realitet në fushë ku nganjëherë nuk ke edhe ditën, është punë inspirimi, punë dite e gjithçka është e mundshme në “Final Four”.

TETOVA: “E KISHIM PËRGATITUR SI MINI-FINAL 4”

“Mbas ecurisë së mirë që Vllaznia kishte treguar këto 10 javë, e kishim përgatitur si një mini-‘Final 4’. Mendoj se ishte një lojë e menaxhuar mirë nga çunat e mi. Përtej rasteve, mendoj se duhet të konkretizonim më shpejt”. Edlir Tetova mundohet të shohë pozitivisht pas humbjes me Vllazninë. Natyrisht avantazhi prej 8 pikësh e mban të qetë, pavarësisht se provën e lojtarëve të rinj, jot ë gjithë e kanë parë si tekniku: “Ka luhatje vërtetë. Lojtarët, përveç Ibrahimoglu dhe Montenegro, duhet të njihen pak më mire. Por unë nuk kam çfarë pres më. Dulisse menduam t’i jepnim 45-minutësh sot, që mendoj se ishte pozitive. Falënderoj çunat që po rrinë në stol dhe po pranojnë këtë rotacion. Një është mundësia për të tjerët, por dhe Kupa. Jemi fituesit e Kupës së vjetshme dhe duam të ruajmë titullin”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI