Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Video/ Fantastike, Dudaev kampion Europe për Shqipërinë, Abakarov tenton medaljen e artë nesër

Lapsi.al 17 February 2024
Video/ Fantastike, Dudaev kampion Europe për Shqipërinë, Abakarov
Performancë monumentale e dy mundësve që garojnë për Shqipërinë, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov. Në peshën 65 kg Dudaev është shpallur kampion Europe në kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Të njëjtën arritje ka mundësi ta përsërisë mundësi tjetër kuqezi Abakarov, që do të garojë në finalet e peshës 61 kg. Dudaev ka fituar pak më parë në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg përballë rusit Gadzhimurad Rashidov. Një ndeshje shumë e fortë, në të cilën mundësi kuqezi ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1. Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, ndërsa tani pritet me ankth nesër edhe Abakarov. Abakarov ka siguruar finalet e Kampionatit Europian të Mundjes, duke fituar radhazi tre ndeshjet e tij që i siguruan minimalisht medaljen e argjendtë. Sidoqoftë, nesër, në peshën 61 kg, mundësi kuqezi do të tentojë medaljen e artë në stilin e lire. Lexo më tej: Mundësi shqiptar, kampion bote në Beograd: Abakharov mposht amerikanin e feston me flamur Abakarov mundi në ndeshjen e parë moldavin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin e pastër 9-0. Ndeshja e dytë, ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze ishte më e luftuar, por mundësi ynë trimfoi 7-5. Në ndeshjen e tretë, pastaj, atë që i siguroi finalen, nuk pati histori. Abakarov dominoi 10-0 gjermanin Niklas Stechele.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI