Flash

Houthët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne të naftës

Lapsi.al 17 February 2024
Houthët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një

Lëvizja rebele jemenase Huthi ka marrë përgjegjësinë për një sulm të premten ndaj një cisterne nafte në Detin e Kuq.

Huthët kanë nisur sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq nëntorin e vitit të kaluar. Këtyre sulmeve u janë përgjigjur me kundërsulme ndaj rebelëve Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar tregtinë botërore, që kalon përmes Detit të Kuq, një prej rrugëve kyçe të tregtisë në botë. Forcat detare të Huthëve “kryen një operacion që shënjestroi cisternën britanike të naftës, Pollux, në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree.

Ai nuk tregoi se si rebelët kishin përcaktuar se kjo anije kishte lidhje me Britaninë, pasi në një databazë për anijet në Greqi, thuhet se anija e sulmuar operohej nga një kompani e Athinës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se një raketë e lëshuar nga Jemeni “goditi anijen Pollux, që po barte naftë të papërpunuar”. Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur hyri në fuqi vendimi i Uashingtonit për shpalljen e Huthëve si “terroristë”. Megjithatë, kompania e sigurimeve, Ambrey tha se cisterna pësoi “dëme të vogla”. Sulmet fundit vijnë pasi ushtria amerikane gjatë 16 shkurtit sulmoi tri raketa lundruese të Huthëve, që sipas Uashingtonit, po përgatiteshin që të sulmonin anijet në Detin e Kuq.

Rebelët e Huthit kanë thënë se sulmojnë anije që kanë lidhje me Izraelin apo që nisen drejt Izraelit në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.

Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë që nga 7 tetori, pasi grupi radikal palestinez sulmoi Izraelin, duke nxitur ofensivën izraelite që ka lënë të vrarë mbi 28.000 persona në Gazë./ REL

Të këshilluara

Pikëpyetjet që le pas vdekja e Navalnyt

Me tronditje dhe shumë pikëpyetje për arsyen e vërtetë të vdekjes së Navalynit, me vlerësime për veprën e opozitarit më të madh rus dhe frikë nga më shumë repre...

11:26

Evropa duhet të riarmatoset tani

Shtimi i gjasave që Donald Trump të rikthehet në pushtet dhe të veprojë bazuar në kërcënimet e tij për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara NATO-ja duhet të shërbej...

18:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI