Flash

I uroi vdekjen, pastaj i kërkoi një autograf: rrëfimi i pabesueshëm i Gosens

Lapsi.al 17 February 2024
I uroi vdekjen, pastaj i kërkoi një autograf: rrëfimi i

Nga urimi i vdekjes, në kërkesën për një autograf. Hapi ishte vërtetë shumë i shkurtër për një “tifoz” të Union Berlin. Një histori e pabesueshme dhe që në të njëjtën kohë të bën të reflektosh, ajo e rrëfyer nga Robin Gosens. Anësori gjerman fillimisht u kërcënua rëndë dhe pastaj ishte subjekt i ndërveprimit më klasik mes lojtarit dhe tifozit të një skuadre. Në harkun e vetëm tre ditëve dhe me protagonist të njëjtin person.

FILLIMISHT KËRCËNIMET ME VDEKJE, PASTAJ AUTOGRAFI

E ka zbuluar vetë ish-futbollisti i Inter, me një mesazh në kanalet e tij sociale: “Pas fitores 1-0 ndaj Ëolfsburg (të shtunën e kaluar, red.) u ndala me disa tifozë që më kishin kërkuar foto dhe autografe. Njëri prej tyre kishte një fytyrë e njohur, por fillimisht nuk e kujtova dot. Kur hipa në makinë për të shkuar në shtëpi u kthjellova".

Lexo më tej: E akuzuan se i bëri presion trajnerit të Union Berlino, reagon Bonucci: "Lajme të shpikura mbi mua"

GOSENS E 'TIFOZI', NJË HISTORI QË TË BËN TË REFLEKTOSH

Në të vërtetë, Gosens e kishte parë atë person vetëm tre ditë më parë: "Ishte i njëjti djalë që pas ndeshjes kundër Mainz më kishte uruar vdekjen. Sipas tij, gjatë një kontestimi të tifozëve kisha një shprehje të gabuar. Ai më shkroi se unë dhe familja ime e meritonim vdekjen dhe se nuk kishte nevojë për njerëz si unë në këtë botë. I shoh profilet e njerëzve që më urojnë vdekjen, prandaj e njoha." Një histori që është e pabesueshme, por edhe të bën të mendosh. Futbolli dhe tifozllëku duhet të jenë diçka tjetër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI