Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Kahrimanovic humbi penalltinë që nuk duhej, Skënderbeu i tregon vendin Erzenit

Lapsi.al 17 February 2024
Kahrimanovic humbi penalltinë që nuk duhej, Skënderbeu i tregon

Skënderbeu triumfon në sfidën që do të ndante qartësisht gjërat mes luftës për mbijetesë apo ambicjes për të synuar një Final Four të pamenduar në fillim të sezonit. Korçarët janë imponuar 3-0 kundër Erzenit, duke u larguan nga zona e playout shtatë pikë. Dështon keq skuadra e teknikut Bejzade, që komplikon pozitat duke përfunduar në zonën e rënies nga kategoria. Shijakasit janë kaluar edhe nga Teuta dhe tani shpëtimi është 6 pikë larg.

Një start blitz i korçarëve i dha drejtim menjëherë ndeshjes. Dy gola të shpejtë përballë shijakasve, Frenkly në minutën e 2' dhe Nikaj me penallti në minutën e 7'. Praktikisht një ndeshje që duhej vetëm administruar, si bënë të besuarit e Gvozdenovic. Pak mundësi për të reaguar nga Erzeni, edhe ato jo serioze drejt portës së Alias.

Lexo më tej: Qato i heq fitoren nga duart Dinamos: super goli i mesfushorit mban Laçin me shpresë për Final 4

E megjithatë, në pjesën e dytë, shijakasit mund të futeshin në lojë, kur në favor të tyre u akordua një penallti. Kahrimanovic u hipnotizua nga Alia, që ndali mundinë e vetme të të besuarve të Bejzades për të hapur ndeshjen. Numri 10 i Erzenit gaboi në momentin më të papërshtatshëm dhe atëherë, Skënderbeu fundosi goditjen. Janaqi shënoi golin e tretë, duke mos i dhënë më asnjë shpresë vendasve. Gvozdenovic e sheh tashmë veten vetëm 3 pikë larg zonës së “Final Four”. Erzeni, që pa ti anulohet edhe goli i Blazevic, e sheh veten në zonën e rënies dhe tani Bejzade duhet ti japë një shkundje skuadrës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI