Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Kukësi bëhet qesharak, Çela ikën për 3 ndeshje: Devolli bëhet trajneri i katërt i bluve këtë sezon

Lapsi.al 17 February 2024
Kukësi bëhet qesharak, Çela ikën për 3 ndeshje:

Mjaftuan tre humbje: me Tiranën dhe në dy transfertat me Skënderbeun e Teutën dhe Emiljano Çela dorëzohet. Trajneri që zëvendësoi në pankinë Stavri Nicën e kuptoi se do të fundosej bashkë me blutë. E atëherë, dorëheqje e pranuar pas 3 ndeshjesh në pankinë, të treja të humbura e në pankinë do të ulet Bledar Devolli.

Një histori tragji-komike në Kukës, që përpëliten në pamundësi për ti shpëtuar një verdikti që duket i shkruar. Veri lindorët shkarkuan Hallaçin pas katër ndeshjesh, pastaj duruan luhatjet e Nicës, që u dorëhoq dy herë përpara se ti pranonin të tretën dhe të merrnin Çelën. Ish-tekniku i Flamurtarit rezistoi tre ndeshje pastaj dha dorëheqjen si për një çështje të pashpresë. A thua se nuk e kishte kuptuar cfarë gjendje dhe situate kishte ekipi që po merrte.

Lexo më tej: "Ç'mund të presësh nga lojtarë që zbresin nga avioni në fushë": Kukësi në telashe, Nica nuk heq dorë

Tani në pankinë do të ulet Devolli. Një sfidë që tekniku gjirokastri e pranoi më tepër për kohën e gjatë që ka qendruar jashtë pankinave të Superiores, se vërtetë shpreson që mund të ndryshojë fatet e këtij sezoni. Kukësi është i fundit me 19 pikë dhe duhet një mrekulli që Devolli t'i sigurojë shpëtimin. Ndërkohë, gjirokastriti bëhet tekniku i katërt që merr Kukësin këtë sezon, një rekord në këtë sezon. Kukësi e nisi kampionatin me Hallaçin, drejtimin e mori Nica, pastaj Çela e tani është radha e teknikut Devolli. E këtu nuk llogaritet që disa ndeshje i drejtoi ndihmësi Oltion Kërnaja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI