Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Qato i heq fitoren nga duart Dinamos: super goli i mesfushorit mban Laçin me shpresë për Final 4

Lapsi.al 17 February 2024
Qato i heq fitoren nga duart Dinamos: super goli i mesfushorit mban Laçin

Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi në javën e 24 të Superiores, falë një goli në fund të realizuar nga Klinti Qato. Mesfushori iu përgjigj avantazhit të pjesës së parë të dinamovitëve me Denison. Një rezultat që nuk i ka bërë punë asnjë prej skuadrave, por gjithashtu i mban në lojë për një vend në Final Four.

Kurbinasit kërkonin të shfrytëzonin momentin dhe duke luajtur në shtëpi e nisën me marsh të lartë. Tresa e Qato frikësuan portën kryeqytetase, që në fakt u përgjigj me cinizëm të lartë. Në rastin e parë të tyre, Dinamo kaloi në avantazh me Denison. Braziliani shënoi 1-0 në minutën e 30', pa i lënë asnjë shans Dajsinanit. Laçi e ndjeu goditjen, por Josa duhet të jetë ndjerë në dhomat e zhveshjes.

Bardhezinjtë rinisën përpjekjet për të barazuar, edhe pse pak mundësi iu lejuan. Dinamo u ngjesh prapa, pa lënë hapësira. Në pjesën e dytë u rritën më shumë luftimet në mesfushë dhe rrjedhimisht edhe kartonët e verdhë. Në minutën e 71' megjithatë erdhi barazimi me një super gol të mesfushorit Qato. Një goditje e fuqishme nga distanca në kryqëzimin e shtyllave, që nuk i dha shanse Salit.

Lexo më tej: Video/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon 'Final Four'

Laçi mban vendin e 7 me 29 pikë, duke qëndruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”. Dinamo vazhdon në vendin e 5 me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje ende për të rikuperuar, që nëse e fiton i lejon të marrë vendin e katërt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI