Flash

Shembet një pjesë e rrugës së re Korçë-Ersekë, inagurimi u premtua qershorin e vitit të shkuar

Lapsi.al 17 February 2024
Shembet një pjesë e rrugës së re

Një pjesë e aksit të rrugës së sapondërtuar Korçë–Ersekë është shembur, duke krijuar një gropë të madhe. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra pritej të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar, por të gjitha afatet janë shkelur.

“Tashmë kantieri është në një fazë shumë të avancuar, pjesa e parë e Lotit të Dytë është përfunduar në 99 %”, deklaronte kohë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rruga dytësore Korçë–Ersekë 'rrëmben' miliona euro nga buxheti i shtetit. Kostoja ka shkuar në 60 milionë euro për një rrugë të kategorisë C, një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë. Punimet për këtë aks nisën në qershor të 2013. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI