Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Vllaznia hap kampionatin e thyen tersin me Egnatian: Balaj e Gruda i dhanë humbjen e parë të 2024-ës Tetovës

Lapsi.al 17 February 2024
Vllaznia hap kampionatin e thyen tersin me Egnatian: Balaj e Gruda i dhanë

Egnatia ishte skuadra e fundit që i kishte mundur në kampionat, 10 javë më parë e tani Vllaznia i kthen reston në Loro Boriçi. 2-1 imponohen të besuarit e Osmanit, përballë kryesuesve të kampionatit, duke ngushtuar distancën mes tyre në 8 pikë. Vendosën golat e Balajt dhe Grudës, ndërsa barazoi momentalisht Ndreca me një super gol.

Rrogozhinasit ishin edhe macja e zezë e shkodranëve, që nuk i mundnin që nga maji i vitit 2022. Këtë herë gjithcka nisi si duhet me golin e shpejtë të kapitenit Balaj në minutën e 2’. Një aksion në të djathtë e Çoba shërbeu në qendër, ku Dulisse gaboi ndërhyrjen, duke i dhënë mundësinë Balajt të ndëshkonte Sherrin.

Rrogozhinasit reaguan shpejt. Montenegro goditi shtyllën, pas një veprimi brilant në hyrje të zonës, në minutën e 14’. Barazimi megjithatë duhet të priste një gjysëm ore lojë. Ndreca lëshoi një trinë të plotë duke mos i lënë asnjë shans Qarrit.

Lexo më tej: Video/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon 'Final Four'

Sidoqoftë, lëvizja e dyfishtë e Tetovës me Malotën e Zejnullahin për Drame dhe Dulisse menjëherë pas pushimit nuk pati kohë të jepte efekt, sepse në minutën e 52’ Gruda siluroi Sherrin me një të djathtë precize. Tetova pëson humbjen e parë të 2024-ës, duke lejuar afrimin e menjëhershëm të dyshes ndjekëse Partizanit, e pikërisht Vllaznisë, që e zbukuroi kampionatin, duke e ngushtuar distancën me kreun në vetëm 8 pikë. Vllaznia festoi në mënyrën më të mirë të mundshme 105-vjetorin e saj dhe tani është e kotë të fshihen, sepse objektivi është titulli kampion.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI