Flash

BILD: Navalny vdiq pak para një shkëmbimi të burgosurish Rusi – SHBA - Gjermani

Lapsi.al 18 February 2024
BILD: Navalny vdiq pak para një shkëmbimi të burgosurish Rusi

Tabloidi gjerman “Bild” raporton se Alexei Navalny vdiq "ndoshta pak para lirimit të tij të mundshëm" si pjesë e një "shkëmbimi të të burgosurve" midis SHBA-së, Rusisë dhe Gjermanisë. Sipas Bild, në prapaskenë po punohej për një një shkëmbim të burgosurish midis Moskës, Uashingtonit dhe Berlinit.

Putini donte të kthente në vend “vrasësin e Tiergarten”, një agjent që qëlloi një kundërshtar të regjimit rus në Berlin në vitin 2019. Madje këtë ai e la të kuptohet publikisht edhe në intervistën me Tucker Carlson. “Flitet për mundësinë që Putini në këmbim të tij të lironte Navalny-n”, shkruan gazeta gjermane pa dhënë detaje të mëtejshme për këtë çështje.

“Navalny vdiq më 16 shkurt 2024, ditën e fillimit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut. Pikërisht një muaj para zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Dhe ndoshta pak para lirimit të tij të mundshëm”- shkruan Bild. Vetëm dy ditë para fillimit të Konferencës, të mërkurën, një pa koment nga Kremlini kishte qarkulluar në media për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara, e cilat kërkojnë lirimin e ish-marinistit Paul Whelan dhe gazetarit Evan Gershkovich, të dy mbahen në burgjet ruse me akuzën e spiunazhit.

Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se kishte folur me Whelan në një telefonatë të rrallë të dhënë nga autoritetet ruse.

Ndërsa një burim i cituar nga “Novaya Gazeta” thotë se trupi i pajetë i Alexei Navalny është në morgun e spitalit Salekhard. Në trupin e tij janë identifikuar mavijosje të shkaktuara ndoshta nga konvulsione dhe nga përpjekjet e masazhit kardiak.

“Të tilla mavijosje shfaqen pas konvulsioneve. Ata thanë se ka një mavijosje në gjoks. Është diçka që shfaqet për shkak të një masazhi kardiak. Domethënë atë tentuan ta ringjallin, por ai vdiq, me shumë gjasa nga arresti kardiak. Por askush nuk thotë asgjë për shkakun e arrestimit” – tha burimi i gazetës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI