Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Flamurtari denoncon në polici delegatin e FSHF-së: Bujar Pregja akuzohet për nxitje të dhunës

Lapsi.al 19 February 2024
Flamurtari denoncon në polici delegatin e FSHF-së: Bujar Pregja

Nxitje të dhunës, prishje të rendit publik e fyerje të tifozerisë vlonjate. Me këto akuza klubi i futbollit Flamurtari ka denoncuar në polici zyrtarin e FSHF-së Bujar Pregja. Ky i fundit ishte delegat i ndeshjes që u luajt ditën e diel mes Flamurtarit e Korabit. Drejtori i klubit vlonjat Alfred Ferko ka konfirmuar se denoncimi është kryer menjëherë pas ndeshjes.

Sipas kuqezinjve, zyrtari Pregja ka kryer veprime fyese ndaj tifozerisë vlonjate, çka çoi edhe në këtë hap të klubit. Sipas asaj që sqaron Ferko "është e papranueshme një veprim i tillë, i cili mund të çojë deri edhe në situata më të rënda apo edhe përhapje të dhunës". Veprime të tilla, konstaton Flamurtari, aq më shumë të një zyrtari të FSHF-së sjellin deri edhe dhunë në stadiume.

Lexo më tej: Dhunë ndaj kundërshtarit dhe arbitrit, 4 ndeshje pezullim: dënohet Oliveira i Flamurtarit e dy lojtarë të Veleçikut

Klubi vlonjat është i pari që ndërmerr një hap të tillë dhe, sipas Ferkos, një veprim i tillë duhet që të ndërgjegjësojë edhe klubet e tjerë të veprojnë unanimisht për të mos lënë që të përsëriten situata të tilla në stadiume. Drejtori i klubit Alfred Ferko ka premtuar se klubi do t'i shkojë deri në fund kësaj çështje: "KF Flamurtari është i qetë në veprimet që kryen dhe nuk ka frikë se mund të kthehen në pasoja për vetë klubin".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI