Flash

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk pajtohemi për gjithçka

Lapsi.al 19 February 2024
Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të hënën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të mira megjithë mospajtimet për disa çështje. Komentet e tij pasuan deklaratat e zyrtarëve amerikanë të cilët thanë se mungesa e bashkërendimit të qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara lidhur me rregulloren që ndalon përdorimin e dinarit serb, tashmë ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i mirë, tash ne jemi partner, aleatë edhe miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale. Pra nuk ka shpërputhje mes motit sot dhe raporteve me SHBA-të”, - tha kryeministri Kurti.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, ka hyrë në fuqi me një shkurt pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të shtyhet zbatimi i saj. Diplomacia perëndimore kritikoi rreptë qeverinë e Kosovës për shkak të vendimit, i cili nxiti reagimin e Beogradit që akuzoi qeverinë e Kosovës se po kërcënon mbijetesën e serbëve në Kosovë. 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë nuk po kërkojnë nga Kosova që të mbajë dinarin apo të mos respektohet Kushtetuta e vendit. Ajo tha se është duke u diskutuar një plan kalimtar për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

“Edhe në këtë rast ende janë duke vazhduar diskutimet se cili do të jetë plan i tranzcionit të zbatimit i cili do t’i marr parasysh shqetësimet e të gjithëve. Sikurse çdo herë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë, asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugën të gabuar kështu që si presidente e vendit vazhdimisht i inkurajoj institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fort, dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani, dhe jam e bindur qe jemi në rrugë të drejtë, që shumë ky plan tranzicionit të arrihet me pajtimin e të gjithëve, dhe të jemi efektiv në tërësi por bashkë me aleatët tanë në zbatimin e Kushtetutës sonë në çdo cep të vendit”, - tha presidentja Osmani.

Kundërshtimet rreth zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore kanë ngritur shqetësime në Kosovë mbi ndikimin që mund të sjellin në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar shtyrjen e tij. Njohës të zhvillimeve politike në vend thonë se autoritetet në Kosovë duhet të ndërmarrin veprime sa më parë në përputhje me kërkesat ndërkombëtare për të mos lejuar që deklarimet të shndërrohen në masa konkrete ndëshkuese. /VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI