Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Marca zbulon transferimin: Mbappé ka firmosur me Real Madrid, kontratë 5 vjeçare

Lapsi.al 19 February 2024
Marca zbulon transferimin: Mbappé ka firmosur me Real Madrid,
Kylian Mbappé duhet konsideruar një lojtar i Real Madrid, duke filluar nga 1 korriku. Ylli francez, ka zbuluar Marca, ka nënshkruar kontratën me Los Blancos rreth dy javë më parë. Kështu, gjithçka e kryer dhe lamtumira nga Nasser Al-Khelaifi tani është e sigurtë. PSG po përgatitet të jetojë tashmë muajt e fundit me 25-vjeçarin në organikë. Florentino Perez, që prej kohësh ka tentuar ish-lojtarin e Monaco, arriti më në fund të finalizonte transferimin. Kontratë pesëvjeçare për sulmuesin, që do të jetë merengues deri në vitin 2029. Ditët e fundit, PSG ishte përpjekur të bënte një kontakt të fundit për të paraqitur një ofertë të re, por mori vetëm refuzim. Kylian tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. Përfundimtare. Mbappé ia komunikoi vendimin e tij presidentit Al-Khelaift të martën e kaluar në një atmosferë etike. Pronari i parisienëve tashmë ishte në dijeni të lamtumirës së 25 vjeçarit në qershor. Ancelotti dhe Real Madrid ishin skrupuloz në lëvizjen për të parandaluar që francezët të apelonin te FIFA dhe UEFA për parregullsi të mundshme. Paga e kampioni të botës në Rusi 2018 do të jetë e një niveli absolut, por jo shumë larg asaj të emrave të mëdhenj të merengues si Kroos dhe Modric. Lexo më tej: Kush do ta ndalojë këtë Real? Me Mbappé do të jetë një skuadër e destinuar të futet në histori Shifrat? Duhet të jetë diçka midis 15 dhe 20 milionë euro, plus bonuse të lidhura me objektivat siç konfirmohet nga burime pranë negociatave. Pa harruar bonusin e nënshkrimit, të reduktuar në krahasim me 130 milionë euro të rënë dakord në vitin 2022. Pra, në përmbledhje, paga e Mbappé, duke nisur nga shuma e mbledhur ‘në hyrje’, duhet të jetë më pak se 50 milionë euro neto.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI