Flash

Pjesë e grupit të tritolit, arrestohet i riu në Sarandë

Lapsi.al 19 February 2024
Pjesë e grupit të tritolit, arrestohet i riu në Sarandë

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, për përgatitjen e lëndës eksplozive.

Sarandë

Vijon operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, për përgatitjen e lëndës eksplozive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock out 5”, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• K. Ç., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI