Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich: Kimmich e e asistenti i Tuchel gati rrihen, ndërhyn Neuer

Lapsi.al 19 February 2024
Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Bayern Munich: Kimmich e

Atmosferë shumë e tensionuar te Bayern Munich. Humbja ndaj Bochum, e treta radhazi pas atyre ndaj Leverkusen dhe Lazio, i dha fund realisht ëndrrave për titull të bavarezëve. Bayern tashmë e sheh veten në -8 pas Bayer kryesues, duket se do të heqë dorë nga froni pas 9 vitesh mbretërim të padiskutueshëm. Në fund të ndeshjes, siç raporton Bild, nervat kanë qenë të tendosura dhe në dhomat e zhveshjes plasi një sherri i ashpër mes Joshua Kimmich dhe Zsolt Low, zëvendësit të Thomas Tuchel. Për të shmangur kontaktin fizik mes të dyve, ka ndërhyrë për t'i ndarë kapiteni Manuel Neuer.

Ndërsa drejtuesit konfirmuan besimin e tyre te Tuchel pas humbjes ndaj Bochum (“A do të jetë në pankinë javën e ardhshme? Sigurisht” ishin fjalët e CEO-s Dreesen), raporti mes trajnerit dhe disa senatorëve tashmë është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme. Siç është zbuluar nga Lothar Matthaus, tashmë komentator i Sky Deutschland, disa lojtarë janë në mosmarrëveshje të plotë me stafin teknik. Sipas asaj që mësohet, kontradiktat janë mbi të gjithë me Kimmich, Muller, Goretzka e De Ligt.

Lexo më tej: Video/ Penalltia e Immobile trondit një Bayern Munich me 10 lojtarë: hap drejt çerekfinaleve edhe për PSG

Përçarja brenda Bayern Munich është një lajm i mirë në fakt për Lazion, në funksion të ndeshjes së kthimit të 1/8 të Champions League të planifikuar për më 5 mars. Bardhekaltrit, që vijnë nga humbja në shtëpi ndaj Bolonjës, thirren të mbrojnë në Bavari fitoren 1-0 të arritur në Olimpico. Do të duhet një mision i pamundur, por rruga mund të jetë më pak e përpjetë sesa pritej.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI