Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Video/ Përplasen keq direkt në TV Gabbia e Costacurta: "Nuk je korrekt ti, se është shoku yt i ekipit"

Lapsi.al 19 February 2024
Video/ Përplasen keq direkt në TV Gabbia e Costacurta: "Nuk je
Milan pësoi një humbje të rëndë nga Monza 4-2 dhe pas ndeshjes tensioni u ndje edhe në analizat në studio. Përplasje e fortë verbale, ku nuk munguan ofendimet mes Gabbia dhe Costacurta. Debatet u ndezën edhe më shumë për faktin se kuqezinjtë e teknikut Pioli, nuk e shfrytëzuan shansin për të kaluar në renditje Juventus. Në pjesën e dytë, Milan pati një qëndrim ndryshe por u dëmtua nga Jovic, i cili mori kartonin e kuq për një shuplakë reagimi. Pavarësisht kësaj, kuqezinjtë arritën të barazonin në minutën e 88' me Giroud dhe Pulisic. Por më pas erdhi kolapsi. Së pari Bondo, pastaj Colombo, fundosën anijen e teknikut Pioli.

SHERR MES GABBIA E COSTACURTA

Një rezultat që nuk duhej në shtëpinë e Milan dhe tensioni u ndje edhe pas ndeshjes. Gabbia e Costacurta, në studio, kishin diçka për t'i thënë njëri-tjetrin. Gjithçka rrotullohej rreth paraqitjes së dobët të Thiaë, i cili bëri faullin e penalltisë dhe shpesh gjendej jashtë pozicionit. Costacurta deklaroi se gabimet e mbrojtësit gjerman dëmtuan kuqezinjtë. Nga ana tjetër, Gabbia sulmoi duke thënë se golat pësohen si ekip dhe nuk është korrekte të fajësohen individët. Pikërisht aty Costacurta shpërtheu: "Nuk po tregohem korrekt se them se dikush ka gabuar? Nuk je korrekt ti, sepse është shoku yt i skuadrës. Nuk duhet të thuash që nuk jam korrekt, unë jam një analist, nuk kam pse të mbroj shokët e skuadrës si ti". Pas kësaj, Gabbia i kërkoi falje ish-qendërmbrojtësit të Milan Costacurta dhe e bëri të qartë se nuk donte të tregonte mungesë respekti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI