Flash

Vizitë zyrtare në Turqi, Rama fluturon te Erdogan

Lapsi.al 19 February 2024
Vizitë zyrtare në Turqi, Rama fluturon te Erdogan

Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Ankarasë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë do të takohet me presidentin e Turqisë, Erdogan.

Agjencia turke e lajmeve Anadollu bën më dije se në kuadër të vizitës, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës.

“Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimeve me Shqipërinë, aleaten e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”, shkruan Anadollu.

Më 29 janar të këtij viti ministri i jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi vizitën e tij të parë në Tiranë, ku rikonfirmoi marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve, ndërsa përsëriti thirrjen e Ankarasë zyrtare që Shqipëria të pastrojë ato që i cilësoi mbeturinat e fundit të FETO, organizatës së Fetullah Gulen, të cilën Erdogan e cilëson terroriste.

Të këshilluara

A do të 'jetë' nesër Berisha në protestë?

Zbardhen detaje nga protesta e thirrur nga Rithemelimi. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mbështetës të opozitës, do t’i bashkohen nesër protestës që do të mbahe...

14:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI