Flash

Argita Berisha në protestë: Basha është përfaqësues i pazareve me Ramën

Lapsi.al 20 February 2024
Argita Berisha në protestë: Basha është

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, tha se njerëzit e mbledhur në protestën e kësaj të marte para Kryeministrisë duhet të qëndrojnë në shesh.

“Opozitarët, mbështetësit e PD por jo vetëm, kanë vullnet për të qëndruar janë shesh, jo vetëm për të dalë në shesh”, tha ajo në një prononcim për A2 CNN nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Sot fjala më e bukur mbahet nga i gjithë ky lum njerëzish dhe vullnetesh, që sot tregojnë që llumit mund t’i bëhet pritë, që historisë mund t’i ndryshohet rrjedha, që guximi shpërblehet”, shtoi ajo.

E pyetur për mungesën e Lulzim Bashës dhe disa deputetëve të tjerë të PD në protestë, zonja Malltezi u përgjigj:

“Ai nuk është përfaqësues i popullit opozitar, por i pazareve me Edi Ramën. Dhe besoj që nuk ka shqiptar që nuk e ka këtë të qartë. Për deputetët e tjerë dera është e hapur”, tha ajo.

E pyetur për udhëtimin e Edi Ramës në Turqi ndërkohë që zhvillohet protesta, Malltezi tha: “Edi Rama gjithmonë ikën, por pak rëndësi ka është apo s’është këtu. Ai ka ngritur një sistem që duhet të rrëzohet”.

Të këshilluara

Policia shoqëron protestues të opozitës

Policia ka shoqëruar dy nga protestuesit, të cilët shkaktuan incidente gjatë tubimit të opozitës të mbajtur këtë pasdite para Kryeministrisë. Protestuesit ak...

20:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI