Flash

Flamur Noka mesazh Ramës: Je kryehajdut! S’të njohim më për kryeministër

Lapsi.al 20 February 2024
Flamur Noka mesazh Ramës: Je kryehajdut! S’të njohim më

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike pranë grupimit të Berishës, njëherësh deputeti i kësaj partie, Flamur Noka nga protesta e opozitës pohoi se Charles McGonigal loboi për të shpallur non grata Sali Berishën dhe se në dosjen e tij, kryeministri Edi Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar. Madje ai i dha një mesazh Ramës, se nuk e njohin për kryeministër.

“Kjo ditë do të mbahet mend gjatë. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë, projektin më të errët, skenarin më të zi që i është kanosur vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Edi Ramës kundër pluralizmit.

Një person që qeveris prej 11 vitesh, që ka kapur të gjitha pushtetet, që blen votat, që ndanë pasuritë e vendit, që është në krye të çdo afere, që u jep miliona euro familjarëve, që udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht këtu 4 milionë euro. I bën thjesht jo për ju por për tekat personale. Sot me këtë vërshim madhështor, ky person është i vetmi që është i trishtuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, ëndrrës për mbretërim.

Vëllezër, edhe pse na burgosi liderin tonë, me një proces politik dhe bandidesk dhe fund e krye pa prova, jemi për t’i thënë Edi Ramës se opozita është këtu. Edhe pse përdori McGonigal për non gratën politike të Sali Berishës, përsëri Edi Rama nuk ia doli të na nënshtrojë. Në atë dosje Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar. Ndaj i themi nuk të njohim më për kryeministër.”, tha Noka.

Të këshilluara

Gaz Bardhi: Protesta do të jetë paqësore

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Gazment Bardhi në një komunikim shkurt për gazetarët përcolli mesazhin se protesta do të jetë paqësore. Sipa...

17:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI