Flash

Gaz Bardhi: Protesta do të jetë paqësore

Lapsi.al 20 February 2024
Gaz Bardhi: Protesta do të jetë paqësore

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Gazment Bardhi në një komunikim shkurt për gazetarët përcolli mesazhin se protesta do të jetë paqësore.

Sipas tij në këtë tubim do të marrin pjesë edhe fëmijët bashkë me familjet e tyre.

“Protesta do jetë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhet që do ti shikoni në shesh”, tha shkurt Gazment Bardhi.

Kujtojme që opozit do të protestojë në orën 17:30 kundër qeverisë “Rama”. Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar kjo datë.

Edhe pse jo fizikisht, lideri i demokratëve mesazhin e tij për protestuesit do ta japë përmes teknologjisë, duke mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, që do të transmetohet në një ekran, i cili do të vendoset përpara selisë së Kryeministrisë.

Të këshilluara

Edi Rama në pallatin e Erdogan (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial të Turqisë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Delegacioni shqiptar u mikprit ...

16:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI