Flash

Babai i Ibrahim Licit sërish në SPAK: Kam prova për pafajësinë e djalit tim

Lapsi.al 20 February 2024
Babai i Ibrahim Licit sërish në SPAK: Kam prova për

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, të arrestuar pak ditë më parë në Turqi, mohon përfshirjen e djalit të tij në vrasjen e Endri Mustafës.

Pak pasi doli nga SPAK, Lici tha se ka dorëzuar pamje filmike që provojnë pafajësinë e të birit.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim, Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje, se nuk kam besim”, tha Lici për mediat.

Ibrahim Lici përmendet në dosjen "Metamorfoza" ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e tij në varrimin e Indrit Rrajës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endri Mustafa.

Referuar dosjes hetimore të SPAK, Bajri mendonte të sulmonte Licin në varrimin e Idrit Rrajës, ku flet dhe i vjen në ndihmë dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj, i cili jep informacione mbi vendndodhjen e Licit në zonën e jugut.

Në përgjimet e zbardhura falë zbërthimit të aplikacionit Sky, shihet se Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen. Në një moment i sugjeron Prek Kodrën, person i cili u përfol se do të vriste edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI