Flash

Usher pendohet për gjestin ndaj reperes Nicki Minaj

Lapsi.al 20 February 2024
Usher pendohet për gjestin ndaj reperes Nicki Minaj

Usher ka deklaruar së fundmi se është penduar ndaj një gjesti që ka bërë kundrejt Nicki Minaj, gjatë një performance në vitin 2014 në MTV Video Music Awards.

“Ishte vetëm një moment argëtues dhe meqë ra fjala, isha unë që luaja basin tim”, shpjegoi 45-vjeçari. “Nuk duhej ta kisha goditur në të pasmet. Nuk duhej ta kisha bërë këtë veprim”, u shpreh ai.

Klipi i duetit të dyshes u rishfaq në mediat sociale pas performancës së Usher në Super Bowl LVIII në pjesën e parë, në të cilën këngëtari solli në skenë Alicia Keys për të performuar hitin e tyre të vitit 2004, "My Boo".

Performanca ngjalli shumë spekulime në lidhje me afrimitetin e tyre,  me shaka dhe meme që sugjerojnë se burri i Keys, Swizz Beatz, duhet të shqetësohet për performancën.

Pavarësisht batutave dhe insinuatave të fansave, Beatz nuk u mërzit dhe zgjodhi të festonte momentin e madh të gruas së tij pas performancës së saj të pjesës së parë.

"Të gjithë po flisni për gjënë e gabuar !!! Nuk e shihni atë fustan të mrekullueshëm që mbulon të gjithë stadiumin," shkroi producenti në Instagram. . "Performanca e sonte nuk ishte gjë tjetër veçse e mahnitshme me 2 gjigantë të mrekullueshëm! Urime për @usher dhe dashurinë time @aliciakeys. Ne nuk bëjmë vibe negative nga kjo anë, ne bëjmë histori./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI