Flash

Video/ Provë e madhe e Inter, Arnautovic rrëzon Atletico Madrid në San Siro: Asnjë fitues në Eindhoven

Lapsi.al 20 February 2024
Video/ Provë e madhe e Inter, Arnautovic rrëzon Atletico Madrid

Ekuilibër dhe emocione në Champions League. Inter mposhti 1-0 Atletico Madrid në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League, duke marrë një epërsi të vogël për kualifikimin. Në San Siro, zikaltrit krijuan disa raste shënimi me Thuram dhe Martinez në pjesën e parë, por pas dëmtimit të francezit i takoi Arnautovic të bënte heroin për teknikun Inzaghi. Pas disa gabimeve të bujshme, austriaku mori skenën duke shënuar golin vendimtar të 1-0 në minutën e 79' pas një pritje të Oblak ndaj Martinez. Në ndeshjen tjetër, PSV Eindhoven ndalon në një barazim 1-1 Borussia Dortmund, që kishte kaluar në avantazh me Malen, përpara se të arrihej nga penalltia e De Jong.

INTER 1-0 ATLETICO MADRID

Inter mori betejën e parë me Atletico Madrid, duke e mundur 1-0 në San Siro. Një sukses i merituar për skuadrën e teknikut Inzaghi që, në kontekstin e një ndeshje shumë të mbyllur para episodit vendimtar, kishte dy raste të mëdha, nga një në secilën pjesë, me Lautaro Martinez dhe Marko Arnautovic, që hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë në vend të Marcus Thuram, të dëmtuar. E ishte austriaku që vendosi ndeshjen në minutën e 79'. Lautaro doli ballë për ballë me Oblak, slloveni zmbraps disi tentativën, por nuk mundi të bënte asgjë për goditjen e dytë të Arnautovic. San Siro shpërtheu dhe tani Inter duhet të mbrojë rezultatin më 13 mars në Madrid.

Lexo më tej: Më shumë ndeshje e spektakël: Uefa prezanton formatin e ri të Champions League

PSV 1-1 BORUSSIA DORTMUND

Në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions 2023/24, mes PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmund përfundoi në barazim 1-1 në Philips Stadion. Verdhezinjtë e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 24' me ish-lojtarin e holandezëve Donyell Malen. Gjermanët, sidoqoftë, u kapën në minutën e 56' nga penalltia e Luuk de Jong. Barazim i mirë për gjermanët, në prag të ndeshjes së kthimit në shtëpi. Disa keqardhje më shumë për holandezët, të cilët dominuan në fushë për një kohë të gjatë mes pjesës së parë dhe të dytë. Gjithçka për kualifikimin është shtyrë për ndeshjen e kthimit mes PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmund, pas 1-1 në Philips Stadion.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI