Flash

"As e mendoj 4-shen". Mehmeti mban Dinamon larg euforisë, Gvozdenovic ikonik: "Nuk dua ta komentoj"

Lapsi.al 21 February 2024
"As e mendoj 4-shen". Mehmeti mban Dinamon larg euforisë,

“As e mendoj fare katërshen, shoh ndeshjet javë pas jave. Ishte një fitore karakteri sot dhe kjo më intereson se është moment delikat i kampionatit. Jemi në fazën e tretë, pikët janë jetike. Më intereson që ne të jemi në ekuilibër psikomotor për të menaxhuar ndeshjen e radhës". Dritan Mehmeti nuk bie lehtë pre e euforisë, edhe pas fitores 1-0 të Dinamos së tij, në ndeshjen e prapambetur të javës së 20 kundër Skënderbeut.

Tekniku mban skuadrën në tonus, por i kujton edhe tifozëve nga erdhën: "Ne duhet të rrimë me këmbë në tokë, se është vetë kampionati e nuk na lejon. Është e vështirë se me një humbje shkon ku ishe - shpjegoi Mehmeti -. Publiku normalisht, tifozët e Dinamos kanë vite që kërkojnë ta shohin sa më lart Dinamon. Por të mos harrojmë që ka pasur tranzicion në vitet e fundit. Ndaj të rrimë me këmbë në tokë e të bëjmë një kampionat si të javëve të fundit, të mendojmë për javët në vijim".

Lexo më tej: Dinamo në Final Four mes polemikave: në Korçë vendos penalltia e dyshimtë e Vilës, kapërcehet Tirana

Mehmeti ka bërë edhe një rezyme të periudhës që është ulur në pankinën e Dinamos, kur e mori ekipin nga vendet e fundit të renditjes: "Sa i përket fazës mbrojtëse, që kur mora skuadrën, kam pësuar 15 gola dhe kam shënuar 26. Jam munduar se kam parë skuadrën që në fazën difensive kishte probleme. Skuadra tani ka filluar të automatizojë veprimet. Kjo do kohën e vet dhe mendoj se duhet të përmirësohemi nëse duhet të shkojmë sa më lart. Që nga mbrojtja fillon një skuadër e mirë.”, tha Mehmeti.

GVOZDENOVIC: "DINAMO VONONTE LOJËN"

“Për mendimin tim ne ishim më mirë në pjesën e parë. Ata rrezikuan në fillim, pastaj ne ishim më mirë. Për penalltinë nuk do komentoj nëse ishte apo jo. Pas saj, Dinamo vonoi lojën me shumë faulle". Ivan Gvozdenovic ndjen keqardhje për rezultatin që prodhoi fusha, aq më tepër që Skënderbeu u mund përpara publikut të shtëpisë. Tekniku serb nuk mundohet shumë të gjejë alibi, por fajëson kundërshtarin: "Në pjesën e dytë nuk kishim mundësi të luanim futboll, sepse Dinamo vonoi shumë. Edhe shtesa ishte vetëm 5 minuta. Prapë ishte një moment i vështirë i lojës".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI