Flash

Ka një spiun në dhomat e zhveshjes së Barcelonës: Xavi kërkon nga stafi të hapen bisedat në chat

Lapsi.al 21 February 2024
Ka një spiun në dhomat e zhveshjes së Barcelonës: Xavi
Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja pak orë para fillimit të ndeshjes mes Napolit dhe Barcelonës. Në dy muajt e fundit trajneri katalanas Xavi Hernandez ka nisur një gjueti të vërtetë brenda dhomave të zhveshjes, sepse është i bindur se brenda ka një ‘spiun’ që rrjedh në media informacione që duhet të mbeteshin private. E për të gjetur 'spiunin', Xavi thirri një mbledhje në të cilën u kërkoi anëtarëve të stafit të tij t'i jepnin telefonat e tyre celularë në mënyrë që ai të mund të shihte bisedat e tyre në Whatsapp dhe të vinte re nëse kishte biseda me gazetarët. Lexo më tej: Lamtumira e hidhur e Xavi Hernandez nga Barcelona: "Të stërvisësh këtë klub është mizore" Lajmi u raportua nga Javi Miguel i emisionit të njohur spanjoll 'El Chiringuito de Jugones'. Sipas asaj që deklaroi Miguel, pikërisht për të shmangur rrjedhjet e informacionit, mbledhjet më të rëndësishme të teknikut Xavi me ekipin në muajt e fundit janë zhvilluar pa praninë e anëtarëve të tjerë të stafit. Për më tepër, tekniku kishte telefonuar personalisht disa gazetarë në telefon për t'i pyetur ata se cili ishte burimi i tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI