Flash

PS tërhiqet nga amnistia penale, nuk i ka votat në Kuvend

Lapsi.al 21 February 2024
PS tërhiqet nga amnistia penale, nuk i ka votat në Kuvend

Të dënuarit që presin prej fundit të dhjetorit për të dalë nga burgu nuk do të marrin dot nesër lajmin e mirë për miratimin e Amnistisë Penale. Lapsi.al mëson se mazhoranca do të tërheqë projektligjin në fillim të seancës së nesërme. Shkak është bërë mungesa e konsensusit me opozitën, pa votat e së cilës PS e ka të pamundur ta miratojë. Sot edhe grupimi i Lulzim Bashës edhe ai i Sali Berishës deklaruan votën kundër faljes së të dënuarve.

Përplasja arriti kulmin pas një amendamenti të Plarent Ndrecës për të përfshirë në amnisti edhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas këtij amendamenti ata përfitojnë ulje dënimi deri në 1.5 vite. Bardhi e Basha dolën hapur kundër këtij propozimi sot dhe kushtëzuan votën e tyre në Parlament.

Mbetet për t'u parë nesër nëse PS do të peshkojë vota nga tregu çam i Shpëtim Idrizit, Vangjel Dulja, Agron Duka apo Dash Shehi. PS plus PSD kanë 78 vota në Kuvend. Do të mjaftonin 6 vota të tjera për të kaluar amnistinë, që PS nuk i ka ende. PD e Berishës nuk e voton amnistinë edhe për të mos thyer aksionin opozitar të nisur prej muajsh në Parlament. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI