Flash

Zv.kryeministri i Kosovës: Kam ftesë nga Brukseli për dinarin, por nuk marr pjesë

Lapsi.al 21 February 2024
Zv.kryeministri i Kosovës: Kam ftesë nga Brukseli për dinarin,

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Brukselit për takim në javën e ardhshme për çështjen e dinarit, me arsyetimin se kjo temë nuk është pjesë e dialogut.

“Jo nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Bruskeli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkoj kryenegociatori, për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun”, tha Bislimi.

Kështu bëri të ditur ai pas tryezës “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar, teksa ka treguar edhe për qëndrimin e vendeve aleate.

Bislimi tutje është përgjigjur edhe për postimin e tij në X, me të cilën ka kritikuar kryenegociatorin Miroslav Lajçak për takimin e tij me organizata të shoqërisë civile nga pala serbe.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI