Flash

Amnistia/ Deliri i arrogancës së çiftit Manja-Çuçi

Lapsi.al 22 February 2024
Amnistia/ Deliri i arrogancës së çiftit

Pasi Partia Socialiste e tërhoqi nga rendi i ditës ligjin për amnistinë sepse nuk i bëri dot votat që i duheshin as nga grupimi i Bashës as nga ai i Berishës, dy protagonistët Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja dolën tek shkallët e kuvendit përpara gazetarëve.

Në vend që të shpreheshin me modesti se kaq ishin mundësinë e PS, sipas votës që i ka dhënë populli, në prill 2021, se ata e bënë të tyren, se për të bërë 84 vota duhej edhe konsensusi me opozitën, shefi i grupit parlamentar dhe ministri i drejtësisë  u përfshinë nga një valë deliri arrogant. "PS i ka solide votat, por kemi dhe vota të tjera në kuvend" tha i pari Çuçi duke shtuar: "84 vota për të votuar amnistinë janë gjithmonë në parlament".

LEXO ME TEJ:

Partia Socialiste nuk gjen aleatë për amnistinë e të korruptuarve

Më një vetësiguri më fshatareske vijoi Manja: "Nuk duam votat e Lulzim Bashës me kusht. Duam votat e Kuvendit të Shqipërisë. Votat janë aty në sallë. Do ketë mbi 90 vota ky ligj, ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë. Një pjesë të atyre kanë qenë shtysë që të sjellim një ligj”, tha me vetësigurinë brutale të anëtarit të një qeverie që ka në xhep edhe votat e opozitës.

Po ti dëgjoje dy përfaqësuesit e rilindjes dukej gati gati sikur atyre i vinte turp që nuk kishin më shumë vota sesa i kishte dhuruar rezultati elektoral i zgjedhjeve të fundit, sikur nuk pajtoheshin dot me faktin se kanë vetëm shumicë të thjeshtë dhe aq pushtet të pakuzizuar sa iu duhet në çdo rast.

Në vend të një sjelljeje modeste ata shpërthye para gazetarëve:"aty i kemi 84", "do i bëjmë 90-të" ose me delirin e njerëzve të gjithëpushtetshëm ose me frikën e atyre që nuk kryen dot zotimin që kanë marrë para shefit.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi të enjten në seancë se grupi socialist kishte bërë kërkesë për tërheqjen nga rendi ditës pa dhënë një argumentim për arsyen e tërheqjes ndonëse të gjithë e kuptuan se kjo ishte një taktikë parlamentare, pasi po të rrëzohej me vota procesi duhej të fillonte nga fillimi.

Testi i 84 votave/ Partia Socialiste tenton amnistinë edhe për të dënuarit për korrupsion

Një ditë më parë forcat politike u përfshinë në debat mes tyre pasi në orët e fundit ishte përfshirë edhe një nen që lehtësonte dënimet për zyrtarët e lartë.

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se grupi i tij në parlament nuk do të merrte pjesë në seancë dhe bëri thirrje që “askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal”.

Miratimi i Amnistisë Penale kërkonte një shumicë të cilësuar prej 84 votash që u prish pas "Jo"-së së Bashës.

Sipas qeverisë nga amnistia pritet të përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar. Por për ta arrituk këtë objektiv PS po sillet me arrogancën e atij që bërtet lartë e poshte se ka më shumë vota sesa i kanë dhënë zgjedhësit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI