Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Calzona i tregon vendin gjeorgjianit Kvaratskhelia pas nervave për zëvendësimin: ja si do funksionojë nga tani

Lapsi.al 22 February 2024
Calzona i tregon vendin gjeorgjianit Kvaratskhelia pas nervave për

Tekniku i ri i Napolit Calzona, që bëri debutimin në ndeshjen kundër Barcelonës, sqaroi se çfarë ndodhi me Kvaratskhelia gjatë momentit të zëvendësimit në vajtjen e 1/8 të Champions League. Gjeorgjiani tregoi gjithë nervozizmin e tij kur u largua nga fusha. Trajneri i ri i Napolit i ka shpjeguar qartë se si do të funksionojë tani e tutje me të në pankinë.

KVARA NERVOZ GJATË ZËVENDËSIMIT

Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Napoli-Barcelona, pasi katalanasit kishin kaluar në avantazh me Lewandowski, Calzona vendosi që zëvendësimet e tij të para si trajner i Napolit të ishin Traore për Cajuste, por mbi të gjitha Lindstrom për Kvaratskhelia. Gjeorgjiani nuk e priti mirë zëvendësimin dhe doli nervoz nga fusha. Nervozizmi i lojtarit vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, aq sa Kvaratskhelia u largua i pari nga stadiumi.

Lexo më tej: Mazzarri shkarkohet nga Napoli, vjen Calzona: "E dhimbshme të heq një mik"

CALZONA, MESAZH TË QARTË PËR GJEORGJIANIN

Në fakt, siç ndodhi disa muaj më parë me Rudi Garcia, edhe teknikut Calzona iu desh të përgjigjej se përse e kishte zëvendësuar Kvaran. Tekniku i ri i Napolit ishte shumë i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij dhe tha: "Lindstrom në vend të Kvaratskhelia dhe jo Politanos? Unë nuk shikoj emrat, mbaj ata që luajnë mirë në fushë. Politano bëri një ndeshje të mrekullueshme: kush bën mirë qëndron dhe luan”.

E në fakt ndeshja e vuri trajnerin italian në anën e së vërtetës, duke qenë se pak minuta pas daljes së gjeorgjianit Osimhen barazoi ndeshjen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI