Flash

Në kërkim nga Interpol për Banjskën/ Milan Radoiçiç feston ditëlindjen me fishekzjarrë (VIDEO)

Lapsi.al 22 February 2024
Në kërkim nga Interpol për Banjskën/ Milan

I kërkuari nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç, ka festuar si “komandant” i lirë ditëlindjen e tij të 46-të në Kopaonik të Serbisë, bazuar në pamjet që janë publikuar në rrjete sociale të enjten. Videon e ka publikuar edhe politikani serb Nemanja Saroviç, raporton Koha.

“Milan Radoiçiç ishte në Kopaonik dje. Me fishekzjarrë dhe banerin ‘Urime ditëlindjen komandant’ festoi ditëlindjen e 46-të. Çfarë i ka dhuruar Aleksandar Vuçiçi?” ka pyetur udhëheqësi i lëvizjes politike “Dashuri, Besim, Shpresë” në Twitter.

Në video shihet Radoiçiçi nga prapa teksa u afrohet disa burrave që mbajnë banerin. Në video shihen edhe fishekzjarrët.

Radoiçiç ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, u vranë tre sulmues. Shumica e sulmuesve ikën. Pamjet kanë treguar qartë udhëheqjen e grupit nga Radoiçiçi. Ai ka pranuar përgjegjësinë, ndërsa në Serbi është liruar.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë vendosur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të Interpolit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI