Flash

Salianji: Basha tradhëtar i demokratëve dhe shërbyes i Ramës

Lapsi.al 22 February 2024
Salianji: Basha tradhëtar i demokratëve dhe shërbyes i Ramës

Deputeti i Partisë Demokatike, Ervin Salianji foli në lidhje me protestën e opozitës së bashkuar dhe personave të ftuar.

Sa takon faktit nëse kishte apo jo një ftesë për Bashën, Salianj tha me ironi se ftesa ka qenë për të gjithë opozitarët, por Basha sipas tij është një ndihmës i qeverisë dhe kush është në qeveri nuk ftohet.

Ai e cilësoi Bashën si tradhtar të interesave të demokratëve dhe shërbyes të Ramës.

“Basha është përfaqësuesi me i denjë i tradhtisë së interesave të demokratëve dhe shërbyesi më i denjë i Edi Ramës.

Për të gjithë ata që kanë ndodhur në parti, ai duhet të tërhiqej dhe të mos e merrte peng partinë.

Unë nuk mendoj se i bëhet ftesë personave që janë në qeveri, sepse ata nuk të japin asnjë votë. Basha është ndihmës i qeverisë” tha Salianji në News 24.

Në lidhje me bashkimin e opozitës dhe krijimin e federatës, Salianji tha se është gjithçka drejt finalizimit, ndërsa ajo që mungon sipas tij është mënyra për të integruar në parti të gjithë ata që kanë investuar me vite dhe tanimë nuk ke kanë mundësinë të kontribuojnë për shkak të konfliktit të brendshëm.

“Në këndvështrimin tim në PD duhet gjetur mënyra për të integruar të gjitha ata njerëz që kanë investuar me vite në PD, të cilët për shkak të këtij konflikti të brendshme nuk kanë mundur të integrohen” shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI