Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

Lapsi.al 22 February 2024
Tsipras kërkon të rimarrë partinë

E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë vitin e kaluar, kritikon kursin që po ndjek pasardhësi i tij, Stefanos Kasselakis, duke e sfiduar atë në një garë votëbesimi.

"Nuk mund të hesht, as nuk mund të marr pjesë në një konferencë që është planifikuar të injorojë çështje kritike në emër të optimizmit sipërfaqësor", tha ai pak orë para fillimit të Kongresit të Partisë, në të cilin ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë.

Tsipras tha se kërkesa e Kasselakis për të mbetur kryetar partie, pavarësisht rezultatit në zgjedhjet europiane, mund të jetë pranuar, por pakënaqësia në radhët e partisë ekziston.

Ai kërkon një “çek të bardhë” për tre vjet, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve evropiane, duke e marrë kështu humbjen si të mirëqenë dhe duke i injoruar pasojat e saj. Ndërsa të tjerët nuk pajtohen në prapaskenë, por presin në heshtje të vijë dështimi elektoral, që ta fajësojnë atë.

Lidhur me votëbesimin, Tsipras thotë se është i domosdoshëm, pasi Kasselakis "u zgjodh pa qenë në gjendje të formulonte pozicionet dhe planin e tij në detaje".

Në nëntor të vitit të kaluar, 11 deputetë u larguan nga SYRIZA, pasi nuk ishin dakord me atë që e cilësuan kthesë ideologjike të partisë nën liderin e ri. Kjo shënoi një çarje të thellë në partinë kryesore opozitare të vendit, duke i bërë shumë analistë të nisin të flasin për shpërbërjen e partisë. Vetë Tispras ishte dorëhequr menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve.

Tsipras e kritikoi largimin e tyre dhe formimin e një grupi të ri parlamentar të quajtur “E Majta e Re”.

Të mundurit në zgjedhjet e brendshme partiake tashmë janë larguar nga partia, pasi kanë humbur betejën e lidershipit, duke mos e vrarë mendjen se ai që përfiton nga përçarja jonë është kundërshtari ynë politik.

Stefanos Kasselakis, një ish-bankier, u zgjodh udhëheqës i partisë në shtator pas humbjes së thellë të Syrizës në zgjedhjet kombëtare të qershorit.

Syriza u katapultua në pushtet në kulmin e krizës së borxhit të Greqisë në vitin 2015, por humbi përballë partisë konservatore Demokracia e Re në 2019 dhe përsëri në qershor 2023, kur mori pak më shumë se 18% të votave.

Të këshilluara

REL: SHBA ngre akuza ndaj oligarkëve rusë

-Departamenti amerikan i Drejtësisë më 22 shkurt bëri të ditur për ndërmarrjen e veprimeve ligjore në pesë raste të ndara federale kundër oligarkëve të sanksion...

16:20

Grabitje me αrmë në një exchange në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e një grabitjeje me αrmë në zonën e Kombina...

20:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI