Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Video/ Dinamo eliminon Betis, godet në Bullgari Servette: ja tre ekipet e kualifikuara në 1/8 e Conference

Lapsi.al 22 February 2024
Video/ Dinamo eliminon Betis, godet në Bullgari Servette: ja tre ekipet e

Kthimi i ndeshjeve të playoff në Conference League ka përcaktuar edhe tre skuadrat e para që do t'i bashkohen fituesve të grupeve në 1/8 e turneut. Dinamo e Zagrebit eliminon Betis Sevilla, duke shfrytëzuar fitoren e parë në Andaluzi. Në kthim u mbyll në barazim 1-1, që dërgon kroatët në 1/8. Prezantohet aty edhe Servette, që shkoi të fitojë në transfertë me Ludogorets, pas barazimit në shtëpi. Ajax ndërkohë pati nevojë për kohët shtesë për të nxjerrë jashtë loje Bodo/Glimt.

DINAMO ZAGREB 1-1 REAL BETIS (2-1)

Sukses i madh i Dinamo Zagreb, që eliminon Betis në playoff të Conference League. Kroatët, që ishin në një grup me Ballkanin, shkojnë në 1/8 duke barazuar 1-1 me Betis. Andaluzianët duhet të përmbysnin humbjen në shtëpi të ndeshjes së parë 0-1, por e patën të pamundur. E të mendosh që Bakambu i kaloi në avantazh në minutën e 38'. Reagimi i Dinamo Zagreb ishte i fortë dhe në minutën e 58' Kaneko barazoi rezultatin, duke shfrytëzuar asistin e Hoxhës. Kaq mjaftoi që kroatët të merrnin më të mirën, duke avancuar me agregatin 2-1.

LUDOGORETS RAZGRAD 0-1 SERVETTE (0-1)

Ekuilibri i vendosur në ndeshjen e parë me 0-0 në Zvicër mes Servette dhe Ludogorets u prish në Bullgari që në minutën e 6'. Cognat zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar golin e avantazhit për Servette në transfertë. Ludogorets u mundua të ndryshonte shifrat, por nuk kishte forcën e duhur. Kështu, në 1/8 e Conference League shkojnë zviceranët, fitues të 180 minutave me një gol të vetëm.

BODO/GLIMT 1-2 AJAX (3-4)

Ajax shkon nga Ferri në Parajsë kundër Bodo/Glim. Pas barazimit me rizgjimin e vonë në ndeshjen e parë në Amsterdam, holandezët shkojnë të fitojnë në transfertë 1-2, për të marrë kualifikimin në 1/8 e Conference League. Një kualifikim që erdhi në fakt vetëm pas kohës shtesë me kohën e rregullt të mbyllur 1-1. Berghuis kaloi në avantazh Ajax në minutën e 34', pastaj dy kartonë të kuq kondicionuan ndeshjen. Sutalo për holandezët në minutën e 48' dhe Grønbæk në të 66' për vendasit lanë skuadrat me 10 lojtarë. Mendoi Berg 7 minuta nga fundi, ta çonte ndeshjen në shtesë, aty ku vendosi Taylor në minutën e 114'.

Lexo më tej: Video/ Betis rrëzohet në shtëpi me Dinamon, Ajax eviton humbjen në pjesën e dytë: surpriza në Conference

Conference League Knockout Round Play-offs

Bodo/Glimt 1-2 Ajax (3-4)

Dinamo Zagreb 1-1 Real Betis (2-1)

Ludogorets Razgrad 0-1 Servette (0-1)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI