Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Video/ Juan Jesus pikaset zbathur mbi barin e fushës pas ndeshjes në Maradona: "Duhet të urinoja"

Lapsi.al 22 February 2024
Video/ Juan Jesus pikaset zbathur mbi barin e fushës pas ndeshjes në
Pas ndeshjes së Champions mes Napolit e Barcelonës një gazetar u kthye brenda stadiumit Maradona dhe gjeti Juan Jesus zbathur duke ecur lart e poshtë në fushë. Futbollisti në fakt nuk kishte zgjedhje, duket të urinonte patjetër, për të përfunduar testet e anti-dopingut. Në përfundim të ndeshjes së parë të 1/8 të Champions mes Napolit dhe Barcelonës, sipas procedurës, lojtarët e të dyja skuadrave u thirrën për të kryer testet anti-doping. Për Napolin u kërkua Juan Jesus, por ai kishte një problem të vogël. Në fakt, braziliani nuk po mundej të urinonte në banjë dhe për këtë arsye iu desh të gjente metoda origjinale për të stimuluar fshikëzën e tij. E në fakt, nëse dikush do të ishte ende brenda stadiumit Maradona, do të kishte parë një person të vetëm duke ecur zbathur lart e poshtë fushës së impiantit sportiv. Lexo më tej: Video/ Galeno trondit Arsenal, Porto rrëmben suksesin në shtesë: Osimhen i heq fitoren Barcelonës Ai njeri ishte Juan Jesus i cili ishte larguar nga dhoma e zhveshjes me një objektiv shumë specifik, siç i shpjegoi korrespondentit të Chiringuito. Gazetari spanjoll ishte ende në fushë dhe e pyeti se çfarë po bënte: "Është për anti-dopingun. Kështu do ndjej të ftohtë dhe mund të shkoj të urinoj".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI