Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Video/ Milan humbet në Rennes por avancon: dy nga katër ekipet fitojnë në shtesë në playoff të Europa League

Lapsi.al 22 February 2024
Video/ Milan humbet në Rennes por avancon: dy nga katër ekipet

Freiburg dhe Qarabag i bashkohen skuadrave që janë kualifikuar në 1/8 e Europa League vetëm pas kohëve shtesë. Gjermanët mposhtën 3-2 Lens, ndërsa Braga shkoi të fitojë në Azerbaixhan, pa mundur dot të eliminojë Qarabag, edhe pse i shkoi afër. Skuadra ku luan Redon Xhixha, me 10 lojtarë nga minuta e 57', u mund 0-2 në kohën e rregullt nga portugezët, që barazuan humbjen e ndeshjes së parë, por në shtesë pësuan dy gola nga azerët, që i eliminuan pavarësisht sukesit 2-3. Humbet por kualifikohet edhe Milan. Skuadra e Piolit u dorëzua 3-2 në Rennes, por ishte e forët në fitoren 3-0 të ndeshjes së parë. Kualifikohet edhe Benfica pas barazimit pa gola në Toulouse.

RENNES 3-2 MILAN (3-5)

Në ndeshjen e dytë të playoff-it të Europa League, Milan humbi 3-2 kundër Rennes, por falë 3-0 në ndeshjen e parë u kualifikua në raundin e 1/8. Ishte një ndeshje e këndshme dhe emocionuese në Roazhon Park, ku vendasit e thyen ngërçin në minutën e 11' me një krosim të Bourigeaud, më i miri në fushë. Milan reagoi menjëherë dhe në minutën e 22' barazoi me një goditje me kokë të Jovic. Në fillimin e pjesës së dytë francezët kaluan sërish përpara, me një penallti të Bourigeaud, të akorduar pas një faulli të dyshimtë të Kjaer ndaj Terrier (54'). Kaluan vetëm 4’ dhe Milan barazoi me Leao, i cili u korrigjua pas tre rasteve të humbura. Rennes nuk u dorëzua dhe në minutën e 67' shënoi sërish me Bourigeaud, me një tjetër penallti (prekje me dorë e Jovic). Nesër shorti në Nyon.

TOULOUSE 0-0 BENFICA (1-2)

Benfica kalon në 1/8 por lajmi është se ndeshja e kthimit në Toulouse përfundoi në mënyrë të pabesueshme 0-0 pavarësisht rasteve të shumta për të dyja skuadrat. Në pjesën e parë ishin kryesisht portugezët ata që i kishin, duke gabuar fillimisht me Rafa Silva. Pastaj ishte radha e Di Maria, ylli i ndeshjes së parë me dy gola, e në fund gaboi edhe Antonio Silva. Në fillim të pjesës së dytë, megjithatë, francezët patën shansin e madh, me Spierings që anuloi veprimin e shkëlqyer të Donnum në të djathtë, duke e dërguar topin me kokë jashtë. Pas këtij rasti të pabesueshëm vendasit këmbëngulën, por Dallinga u ndal nga shtylla, Spierings gaboi sërish duke goditur mbi Trubin dhe në fund Babicka ishte i pasaktë në hyrje të zonës. Kështu përfundoi 0-0 dhe është Benfica që gëzon, duke kaluar në 16 më të mirat e Europa League.

FREIBURG 3-2 LENS (3-2)

Freiburg kaloi nëpër peripeci përpara se të kualifikohej në 1/8 e Europa League. Gjermanët, që barazuan pa gola në Francë, pësuan disavantazhin e dyfishtë të da Costa (28') dhe Wahi (45+2'). Rikthimi në fundin e lojës ishte fantastik, me dygolëshin e Sallai mes minutës së 67' dhe 92'. Në shtesë pastaj vendimtar ishte goli i Gregoritsch në minutën e 99'.

Lexo më tej: Algoritmi OPTA zgjedh fituesen e Europa League 2023-2024: ja probabiliteti i ekipeve

QARABAG FK 2-3 SC BRAGA (6-5)

Qarabag fitoi në Portugali u mund në shtëpi, por në fund arriti të kualifikohej në 1/8 e Europa League, duke elminuar në playoff Bragën. Azerët që kishin fituar 0-2 ndeshjen e parë, u goditën nga kartoni i kuq i Jafarguliyev në minutën e 57'. Përfituan portugezët që shënuan golin e parë me Fernandes (70'), para se Djalo të dyfishonte rezultatin (83'). Në shtesë, kur Braga kërkonte të merrte fitoren, Silva i befasoi në minutën e 102', duke ndryshuar anën e të kualifikuarit. Portugezët sidoqoftë u duk se e kthyen fitoren nga ana e tyre me penalltinë e Banza në minutën e 111', por e pësuan në minutën e 122' kur Akhundzade shënoi golin e 2-3, por që për Qarabag ishte si ai i fitores.

Europa League Knockout Round Play-offs

Freiburg 3-2 Lens (3-2)

Qarabag FK 1-3 SC Braga (5-5)

Rennes 3-2 AC Milan (3-5)

Toulouse 0-0 Benfica (1-2)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI