Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri pallati 14-katësh në Valencia

Lapsi.al 22 February 2024
VIDEO/ Përfshihet nga zjarri pallati 14-katësh në Valencia

Një ndërtesë e lartë banimi në qytetin spanjoll të Valencia u përfshi nga një zjarr masiv. Zjarri, i cili është ende aktiv ra në një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap më pas edhe në një ndërtesë ngjitur. Zjarrfikësit janë parë duke shpëtuar njerëzit nga ballkonet.

Mediat lokale raportojnë se persona të tjerë mund të jenë të bllokuar brenda. Deri tani thuhet se të paktën 13 persona janë plagosur nga të cilët 6 janë zjarrfikës. Më shumë se 20 ekipe zjarrfikësesh po merren me zjarrin dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg zonës.

Ndërtesa përmban 138 banesa me 450 banorë, raportoi El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës. Raportet lokale thanë se zjarrfikësit kishin shpëtuar disa banorë duke përdorur vinça, duke përfshirë një çift që jetonte në katin e shtatë. Një burrë që jeton në katin e dytë të ndërtesës tha për kanalin televiziv La Sexta se flakët u përhapën me shpejtësi pasi ra zjarri që thuhet se fillimisht nisi në katin e katërt.

“Zjarri u përhap për 10 minuta”, tha ai, duke shtuar se materiali në fasadën e ndërtesës mund të ketë shkaktuar përhapjen e zjarrit. David Higuera, një inxhinier, tha për El País se veshja e ndërtesës mund të ketë qenë shkaku i përhapjes së shpejtë të zjarrit. Pllakat e aluminit me një izolues prej shkume që përbëjnë shtresën e jashtme të ndërtesës janë "shumë të mira në izolim ndaj nxehtësisë dhe të ftohtit, por shumë të djegshme" - tha ai.

Një grua tha për TVE se kishte parë zjarrfikës duke u përpjekur të shpëtonin një djalë adoleshent të bllokuar në katin e parë të ndërtesës. Zjarrfikësit u thirrën rreth orës 17:30 me orën lokale. Një spital fushor është ngritur në zonë. Njerëzit e zhvendosur nga shtëpitë e tyre do të strehohen në hotele, thanë autoritetet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë...

19:00

REL: SHBA ngre akuza ndaj oligarkëve rusë

-Departamenti amerikan i Drejtësisë më 22 shkurt bëri të ditur për ndërmarrjen e veprimeve ligjore në pesë raste të ndara federale kundër oligarkëve të sanksion...

16:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI