Flash

Video/ Rhodes e Smith sjellin metodat e Manchester City: trajnim e demonstrim në fushë

Lapsi.al 22 February 2024
Video/ Rhodes e Smith sjellin metodat e Manchester City: trajnim e demonstrim

Parimet e punës dhe gjithë eksperienca e Manchester City në shërbim të trajnerëve shqiptarë që punojnë me moshat dhe për vetë futbollistët e të ardhmes. Në pritje të hapjes së Dyrrahu City Football Academy (shtator 2024), që është një inisiativë e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Manchester City, është zhvilluar sot në Shtëpinë e Futbollit seminari për trajnerët e akademive të futbollit të zonës së Tiranës dhe Durrësit. Lektorë ishin dy trajnerët e ardhur nga akademia e Manchester City, Gavin Rhodes dhe Andy Smith.

Pas një ore teori me të gjithë trajnerët shqiptarë që punojnë me moshat në Tiranë, ku u punua pa praninë e medias, Rhodes e Smith u dedikuan në një demonstrim pune me fëmijët. E gjitha kjo për përmirësimin e punës në gjenezë, që mund të bëjë kapërcimin në kualitet.

Të pranishëm gjatë këtij aktiviteti ishin edhe Zv.Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha e Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku: “Është një risi ardhja e Manchester City në Shqipëri që do t’i shërbejë shumë zhvillimit të futbollit në vendin tonë - tha Shulku -. Federata e Futbollit është gjithmonë e hapur dhe do të mbështesë të gjitha bashkëpunimet edhe me akademitë e tjera, sidomos të këtyre niveleve. Dyert tona janë të hapura për bashkëpunim dhe për çdo lloj ndihme që do të kërkohet nga Federata Shqiptare e Futbollit".

"Kjo tregon që futbolli shqiptar është në rrugën e duhur, është zhvilluar shumë dhe jo më kot Manchester City ka ardhur në Shqipëri, ka parë që futbolli po zhvillohet, po ecën përpara dhe jo rastësisht kemi shkuar edhe në Europian, me ndeshje dinjitoze dhe të përfaqësohemi shumë mirë në Europian, që është ëndrra e të gjithë shqiptarëve”, – tha Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

https://www.youtube.com/watch?v=Ktn2EmskkQQ

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI