Flash

Mediat serbe: Arrestohet një person që spiunonte për SHISH-in dhe inteligjencën e Kosovës

Lapsi.al 23 February 2024
Mediat serbe: Arrestohet një person që spiunonte për SHISH-in dhe

Një shtetas serb është arrestuar nga autoritetet serbe “me pretendimin se spiunonte për llogari të Shërbimit Informativ Shqiptar dhe agjencive të inteligjencës në Kosovë”. Mediet në Beograd raportojnë se personi u arrestua në Jagodinë, një qytet në Serbi dhe ka iniciale P.M..

“Arrestimi u bë në kuadër të hetimeve dhe ndjekjes së mëtejshme të një grupi personash që përbënin rrjetin e inteligjencës të krijuar në territorin e Serbisë nga me urdhër të Agjencisë së Inteligjencës Shtetërore të Shqipërisë (SHISH) dhe agjencive të inteligjencës së Kosovës”, shkruan B92, duke shtuar se personi u arrestua për veprën penale të spiunazhit dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Sipas të njëjtave burime, personi ishte angazhuar gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës, ku serbët organizonin protesta të dhunshme dhe ngrinin barrikada. Ai në disa raste ka filmuar fshehurazi edhe lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, kryesisht njësitë e Ushtrisë Serbe.

Synimi i tij ishte të mblidhte sa më shumë video materiale për “shënjestrat” dhe t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë. Në kuadër të hetimeve, anëtarët e BIA-s, në afërsi të fshatit Karadak, në afërsi të Rashkës, ndër të tjera kanë gjetur një aparat fotografik, si dhe një kartë SD. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI