Flash

Shehaj sulmon Maznikun: Me paratë që ke vjedhur fiton dhe një majmun

Lapsi.al 23 February 2024
Shehaj sulmon Maznikun: Me paratë që ke vjedhur fiton dhe një

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar ashpër ndaj ministrit Arbjan Mazniku, pasi ky i fundit iu drejtua se opozita thjesht duhet të pranojnë humbjet ndaj PS-së.

Shehaj akuzoi Maznikun dhe qeverinë se zgjedhjet i fitojnë vetëm përmes parave të vjedhura dhe pushtetit. Sipas deputetit, me paratë që ata kanë vjedhur dhe pushtetin që kanë fiton edhe një majmun, pasi sipas tij, ata nuk kanë asnjë zotësi.

Shehaj e konsideroi si hipokrizi faktin se PS për zgjedhjet e vitit 2021 ka deklaruar se ka shpenzuar vetëm 1.5 milion euro, kur në të vërtetë ka harxhuar me dhjetra miliona euro vetëm si parti.

"Mazniku ka shumë të drejtë që të vijë të japi leksione të thotë ju humbët kështu që pranoni humbjen, edhe duke shitur dhe mend duke na treguar teori këtu. Me paratë e Maznikut fiton kushdo, me paratë që ka Mazniku dhe përdor në fushatë elektorale fiton edhe një majmun. Një majmun ta marrësh t’i japësh paratë që ka përdorur Mazniku në zgjedhjet e fundit në 2021, fiton. Edhe me pushtetin që ka. Kur flet Mazniku sa kam harxhuar unë në Facebook, unë mund të kem harxhuar 10 mijë Euro një gjë e tillë.

Mazniku duhet të na thotë, PS ka një hiprokizi thotë që ka deklaruar 1.5 milionë. E di kushdo që ju keni harxhuar dhjetra miliona Euro dalë nga ju, përveç atyre që kanë dalë nga oligarkët tuaj. Ju vetëm për këtë duhet të ishit në burg. E di kushdo, e di SPAK, e dinë ndërkombëtarët, e dinë gjithë shqiptarët. Dhe mos na shit mend ne këtu se nëse ke fituar, ke fituar me para, nuk ke asnjë aftësi, asnjë zotësi. Thjesht ke vjedhur dhe me paratë që ke vjedhur ke blerë zgjedhjet edhe je aty ku je. Dhe keni 3 mandate që jeni aty dhe i keni kthyer zgjedhjet në nëj formalitet. Kështu që mos na shit shumë mend." - u shpreh Agron Shehaj.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në qendër të Korçës

Ngjarja ka ndodhur ka në afërsi të kinemasë se këtij qyteti ku një mjet tip "BMW" ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur. Mësohet se e plagosura ...

16:21

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, i cili u dorëhoq nga kreu i partisë...

19:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI