Flash

Dy vite nga fillimi i luftës, Ukraina dhe Rusia vijojnë sulme të ndërsjellta

Lapsi.al 24 February 2024
Dy vite nga fillimi i luftës, Ukraina dhe Rusia vijojnë sulme të

Dy vite pas nisjes së agresionit të Moskës ndaj Kievit Ukraina dhe Rusia kanë vijuar sulmet e ndërsjella. Zyrtarët në Ukrainë thanë se Rusia goditi me dronë një bllok banimi në qytetin e Odesës të premten, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Sipas autoriteteve të Kievit, në 24 orët e fundit, 6 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në një sërë rajonesh në Ukrainë.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se rrëzuan 23 nga 31 dronë që lëshoi Rusia në 5 rajone. Ndërkohë, guvernatori i rajonit Lipetsk në Rusi, Igor Artamonov tha se dronët goditën një fabrikë çeliku në këtë zonë, duke shkaktuar zjarr, por pa dëme në njerëz.

Mediat e pavarura ruse njoftuan se fabrika metalurgjike Novolipetsk është fabrika më e madhe e çelikut në Rusi. Në videot e shpërndara në mediat sociale në Rusi dukeshin pamjet e djegies së fabrikës ndërsa dëgjohej edhe një shpërthim.

Mediat e pavarur ruse Mediazona tha të premten se rreth 75 mijë rusë kanë vdekur gjatë luftimeve në 2022 dhe 2023. Të premten, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë, që vunë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte. Presidenti Joe Biden vuri në dukje se masat synojnë individët që kanë luajtur rol në burgosjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, gjithashtu edhe sektorin financiar rus.

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov u citua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria të ketë deklaruar se “ sanksionet e reja të paligjshme janë një përpjekje cinike për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Federatës Ruse” duke shtuar “se masat e reja godasin interesat kyçe të Rusisë, por Moska do të vazhdojë t’i mbrojë ato”./VOA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI