Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

I djegur nga ludopatia, Fagioli me sytë nga 19 maji: "E nisa me një skedinë, pastaj nuk dola dot"

Lapsi.al 24 February 2024
I djegur nga ludopatia, Fagioli me sytë nga 19 maji: "E nisa me

Nicolò Fagioli po vazhdon procesin e rehabilitimit nga varësia ndaj ludopatisë (lojërave të fatit). Mesfushori i Juventus mori pjesë në takimin sensibilizues "Sporti nuk është bixhoz" në kinemanë në Condove, në Val di Susa, së bashku me shumë të rinj nga klubet sportive të futbollit, basketbollit e volejbollit të zonës. Pikërisht në këtë takim, Fagioli shpjegoi si filloi gjithçka: "Tani jam mirë dhe jam i lumtur që jam këtu, por një vit më parë ishte periudha më e vështirë. Unë isha ende i përfshirë në lojë dhe derisa ndodhi gjithë kjo rrëmujë ishte një problem, me miqtë dhe familjen. Pastaj kërkova ndihmë – shtoi ai –. Duhet kërkuar ndihmë”.

SI NISI GJITHÇKA?

Për herë të parë që nga skualifikimi i tij për lojërat e fatit, Fagioli foli publikisht për veten, si pjesë e atij procesi rikuperimi që zëvendësoi 5 muaj kualifikime (përveç 7 që duhet të kalojë larg fushës): “Kisha kohë, dhe mërzia më shtyu të luaja, ishte plotësuese. Më pas u bë sëmundje - shpjegoi ai -. Fillova me një skedinë të thjeshtë, të cilin e plotësova kur isha 16 vjeç dhe me miqtë luanim një herë në javë. Pastaj humbet para dhe ia fsheh prindërve dhe bëhet sëmundje".

Fagioli ka rrëfyer se kalonte “pothuajse 12 orë në ditë” me celularin në dorë, por tani i është kthyer pasioneve më të shëndetshme: “Tani luaj shpesh tenis, ose shkoj me miqtë për të luajtur padel. Qendroj me miqtë dhe familjen shumë më tepër se më parë. Dhe kjo më ndihmon shumë".

Lexo më tej: Juventus rinovon me bastexhiun Fagioli deri në vitin 2028: "Besojmë te ai dhe po e presim"

23 vjecari tani mezi pret të rikthehet në fushë, por donte të falënderonte edhe shokët e skuadrës me të cilët vazhdon të stërvitet çdo ditë: “Më ndihmuan shumë në periudhën më të vështirë të jetës sime. Me kë jam më afër? Vlahovic, Gatti dhe Chiesa. Skualifikimi përfundon më 19 maj, më 26 maj me Monzën shpresoj të luaj sërish – tha ai. A ndikoi negativisht kumari në punën time? Mendoj kështu sepse nuk po stërvitesha 100%, prandaj në ndeshje nuk po jepja gjithçka që do të mund të jap më vonë pas kthimit tim”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI