Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Inter, sponsori i ri është një... bast: tratativa me Betsson Group

Lapsi.al 24 February 2024
Inter, sponsori i ri është një... bast: tratativa me Betsson

Një sponsor i ri i fanellës për Inter. Marrëveshja me Paramount + skadon dhe nga sezoni i ardhshëm zikaltrit do të ndryshojnë drejtim. Negociatat me Qatar Airëays, tashmë Official Global Airline Partner i klubit deri në sezonin 2025/26, kur ishin një hap nga finalizimi, duket se kanë ngecur ose, të paktën, janë vënë në pritje. Lajmin e raportuar sot nga La Stampa e jep fakti se Inter po negocion me Betsson Group, një kompani bastesh. Për gazetën torineze “një shtrëngim duarsh milionere me shifra prej skuadre të madhe europiane”.

Pengesa kryesore për përcaktimin e marrëveshjes, megjithatë, përfaqësohet nga Dekreti i Dinjitetit dhe vendimi i Qeverisë së udhëhequr në vitin 2018 nga Giuseppe Conte, i cili i ndalonte klubet të kenë industrinë e lojërave dhe basteve si partnerë komercialë. Megjithatë, sipas asaj që shpjegohet nga La Stampa, Inter dhe Betsson Group po vazhdojnë ende diskutimet "aq sa ka nga ata që flasin për një akord të afërt tani që marrëveshja me Paramount+ po i afrohet skadimit".

Strategjitë korporative zikaltër ndërthuren domosdoshmërisht me rregulla, direktiva dhe interpretime të të njëjtave, sepse nga viti 2018 e deri më sot, vazhdon La Stampa, "diçka ka lëvizur edhe në Itali dhe ka lëvizur në Dekretin e Dinjitetit", duke qenë se sponsorët e lojërave "kanë marrë rrugën e argëtimit” dhe në këtë formë mund të bëhet një marrëveshje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI