Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Video/ I pari me Bayer është një super gol: Xhaka festoi me 'dëmtim', habiti edhe teknikun Xabi Alonso

Lapsi.al 24 February 2024
Video/ I pari me Bayer është një super gol: Xhaka festoi me
Granit Xhaka rriti shanset e Bayer Leverkusen për titull në Bundesligë, duke shënuar golin e tij të parë për klubin në mënyrë spektakolare. Mesfushori firmosi për skuadrën e Xabi Alonso në verë pas një periudhe shtatëvjeçare me gjigantët e Premier League, Arsenal. Shiqptari i përfaqësueses së Zvicrës ka luajtur një rol kyç në suksesin e Leverkusen këtë sezon teksa ata synojnë titullin e tyre të parë në Bundesligë. E në ndeshjen e tyre të fundit në kampionat, Xhaka pati nevojë vetëm tre minuta për të zhbllokuar ndeshjes, që përfundoi me një fitore 2-1. I pozicionuar në hyrje të zonës, Xhaka goditi me të majtën me topin që fluturoi në këndin e sipërm të djathtë. Ky është goli i parë që Xhaka ka shënuar për Leverkusen që nga ardhja e tij në korrik, në 31 ndeshje. Lexo më tej: Leverkusen i turpëroi 3-0, tifozët e Bayern protestë para klubit kundër Tuchel: "Zhduku" Para së të festonte, Xhaka e mbajti pjesën e pasme të kofshës sikur të kishte një muskul të tërhequr përpara se të kuptohej që po tallej. Stafi mjekësor i Leverkusen dukej gati të vraponte për ta ndihmuar, por Alonso i tërhoqi ata kur e kuptoi se shqiptari po bënte shaka. Mainz barazoi vetëm katër minuta më vonë me një goditje me kokë të Dominik Kohr, por vendësit fituan ndeshjen në pjesën e dytë pasi Robin Zentner frymëzoi golin e Robert Andrich. Leverkusen tani qëndron 11 pikë i shkëputur në krye të tabelës së Bundesligës pas 23 ndeshjeve të luajtura.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI