Flash

Berisha: Qeveria ka mbushur qëllimisht paraburgimin me të pafajshëm

Lapsi.al 25 February 2024
Berisha: Qeveria ka mbushur qëllimisht paraburgimin me të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë mbrëmjen e kësaj të diele. Në fjalën për mbështetësit e tij të paktë, por besnikë që shkojnë çdo mbrëmje pranë banesës, Berisha tha se qeveria ka mbushur qëllimisht burgjet me të pafajshëm.

“Jashtë dritave të qytetit, në burgjet e këtij vendi është ulur mesjeta. Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë, botë, që 62% të të gjithë të burgosurve i ka me paraburgim. Ky është dhunim masiv i të drejtave të njeriut. I ka me paraburgim se janë të pafajshëm, sepse nuk ka akuzë mbi ta, sepse arrestohen vetëm e vetëm për statistika.

Se ky ministër që është turpi i ministrit, turpi i njeriut, që është i lidhur kokë e këmbë me krimin, urdhëron dhe arrestohen njerëz pa asnjë lidhje me krimin, i plasin në burgje dhe i lënë aty. Ju denonconi këtu një diktaturë, e cila njëlloj si në Rusi, Tunizi, Ugandë, arreston si person nën hetim, pa asnjë provë, fakt apo dokument, kryetarin e PD-së. Arreston tjetrin pse ka marrë 410 metra tokë të veten, trashëgim të familjarëve të tij” – tha Berisha.

Ai nuk la pa akuzuar edhe kreun e SPAK, Altin Dumani të cilin e quajti “hanxhar të Ramës”. Akuza bëri edhe për mënyrën e shpenzimit të të ardhurave nga qeveria. 

“Shqiptarët në vitin 2023 paguan 700 milionë euro taksa më shumë. Të dashur qytetarë, a e dini sa janë 700 mln euro? Ua them unë. 700 mln euro janë fiks rroga 100% më të larta për të gjithë punonjësit në Shqipëri. 700 mln euro është fondi i pagave në Republikën e Shqipërisë. Mos harroni se këto janë vetëm shtesë, sepse në 10 vite nga taksat tuaja janë investuar gjoja 11 miliardë euro. Po ku janë, ku kanë shkuar, çfarë kanë ndërtuar? Rrugë që shemben, shkolla me çmime të 5-10 fishta, rrugë që i shtrojnë me bukë peshku. Nuk ka formë vjedhje që Edi Rama nuk e aplikon mbi shqiptarët” – tha Berisha që bëri thirrje për bashkim.

“Kjo javë ka bërë krenar çdo shqiptar. Ka bërë me krah çdo shqiptar, sepse shqiptarët e panë në 20 shkurt se cila është fuqia magjike e bashkimit të tyre. Se me bashkimin e tyre tejkaluan çdo lloj parashikimi. Tronditën në themele Edi Ramën dhe suitën e tij, organizatën kriminale të tij, qeveri. Rezonuan në të gjithë botën. Prandaj ju drejtohem ju misionarëve të bashkimit, të bëni gjithçka, të bashkohemi si kurrë më parë me çdo shqiptar që është i gatshëm të luftojë për lirinë dhe dinjitetin e tij" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Brnabiç: Nuk është vjedhur asnjë votë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se në Beograd me gjasë do të ketë zgjedhje të reja, e jo zgjedhje të përsëritura, duke shtuar se është e sigurt s...

16:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI